Korriku 2023 muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

8 Gusht 2023 | 12:11

Një rekord me “pasoja katastrofike” për botën: Korriku i vitit 2023 ishte me muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, konfirmoi sot shërbimi evropian Koperniku, duke renditur të dhënat që kanë “çmendur” të gjithë matësit.

Muaji i kaluar, i shënuar nga valët e të nxehtit dhe zjarret në të gjithë botën, ishte 0.33 gradë Celsius më i ngrohtë se muaji i mëparshëm i rekordeve (korrik 2019, i cili ishte mesatarisht 36.63 gradë Celsius). Temperatura atmosferike ishte gjithashtu 0.72 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja (1991-2020) për korrikun , tha Koperniku në buletinin e tij.

Që në 27 korrik, para se të mbaronte muaji, shkencëtarët e kishin konsideruar “jashtëzakonisht të mundshme” që korriku 2023 të ishte muaji më i nxehtë i regjistruar.

Ishte një zbulim i zymtë që e shtyu Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të thoshte se njerëzimi kishte dalë nga epoka e ngrohjes globale dhe kishte hyrë në atë të ” vlimit global” .

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026