Kosovë, sot përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

12 Janar 2021 | 07:27

Sot është afati i fundit në Kosovë që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ndërkohë sot pritet që të zyrtarizohet edhe koalicioni mes LDK-së dhe AKR-së së Behgjet Pacollit si dhe ajo e PDK-së me Nismën e Fatmir Limajt.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi një ditë më parë se një koalicion i sinqertë dhe me zemër mes PDK-së dhe Nismës do të dilte fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Po ashtu, pritet të kuptohet më shumë edhe rreth fatit të disa partive më të vogla dhe atyre të komuniteteve, nëse do të ketë koalicion apo do të bëhen pjesë e listave të përbashkëta. 

Lexoni gjithashtu:

‘’Sot zyrtarizohet bashkëpunimi’’ Këshilltari i Behgjet Pacollit: AKR-ja do të jetë në listë me LDK-në

Zgjedhjet në Kosovë, analisti Shabani: Vjosa Osmani me nismën e saj rrezikon të mbetet jashtë kuvendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026