Erdogan: Vendet e Perëndimit, të mbajnë premtimin për marrëveshjen për drithërat
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën vonë se ringjallja e marrëveshjes me Rusinë për lejimin e eksportimit të drithërave ukrainase, varet nga Perëndimi.
Ai u bëri thirrje vendeve të Perëndimit që t’i mbajnë “premtimet e tyre”.
“Mendoj se zgjidhja mund të gjendet”, tha Erdogani më 8 gusht, duke iu referuar një bisede të mëparshme telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk pranoi ta vazhdonte marrëveshjen.
Erdogan luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes tashmë të prishur për eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetësues në konflikt.
Gjatë bisedës me Putinin më 2 gusht, Erdogani e kishte theksuar rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, të cilën ne quajti “ura për paqe”.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia mundësonte Ukrainës të eksportojë drithëra përmes porteve të saj në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq nga ajo.
Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë atë.
Nga sulmet ruse me dronë u dëmtuan objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës së 2 gushtit.
Si pasojë e sulmeve ruse, një depo drithi, silose drithi dhe magazina tjera drithi u dëmtuan apo shkatërruan, thanë zyrtarët ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta