SHBA dënon me 45 vite burg bosin kolumbian të drogës, më i rëndësishmi pas Escobarit

9 Gusht 2023 | 10:19

Një gjykatë amerikane ka dënuar me 45 vite burg, Dairo Antonio Úsuga, i cili dikur ishte bosi më i kërkuar i drogës në Kolumbi.

Úsuga, i njohur ndryshe si Otoniel, ishte një trafikant famëkeq kokaine, i cili udhëhoqi një nga bandat më të fuqishme të Kolumbisë për 9-vite.

Ai u deklarua fajtor për kontrabandë droge dhe për drejtimin e një organizate kriminale.

Gjatë dënimit të tij të martën, Úsuga tha se i vinte keq për veprimet e tij.

“I kërkoj falje qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë dhe viktimave të krimeve që kam kryer”, tha 51-vjeçari.

Prokurorët e kishin përshkruar atë si “trafikantin më të rëndësishëm kolumbian të narkotikëve që nga udhëheqësi i kartelit Medellín, Pablo Escobar”. Sipas të dhënave të SHBA-ve Otoniel mundi të dërgonte rreth 100,000 kilogramë kokainë në tokën amerikane.

Usuga cilësohet gjithashtu si një nga kriminelët më të dhunshëm të dekadave të fundit.

Ai u arrestua në vitin 2021 dhe u ekstradua vitin e kaluar në SHBA për t’u përballur me akuzat e trafikut të drogës.

Avokatët e tij kërkuan një dënim jo më shumë se 25 vite. Ata argumentuan se edukimi i tij në varfërinë rurale, i rrethuar nga lufta guerile, e çoi atë drejt një jete si kriminel.

Por gjyqtarja Dora Irizarry, i hodhi poshtë këto argumente, duke thënë se rritja e saj në një kompleks banesash në Bronxin e Jugut, rreth drogës dhe dhunës, nuk e çoi atë në një rrugë të ngjashme.

Úsuga ka dorëzuar 216 milion dollarë (170 milion £) të ardhura nga droga si pjesë e pranimit të tij të fajësisë.

Ai ishte lideri i kartelit “Klani i Gulfit” në Kolumbi, i cili është një nga bandat më të fuqishme dhe brutale të vendit.

Banda, e cila vepron në shumë provinca dhe ka lidhje të gjera ndërkombëtare, është e angazhuar në kontrabandën e drogës, qenieve njerëzore, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatjen.

Ky klan kontrollon shumë nga rrugët e përdorura për kontrabandën e drogës nga Kolumbia në SHBA, madje dhe deri në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026