Mbetet mister vendi që i dhuroi vaksinat Shqipërisë, pavarësisht se transporti u krye përmes Gjermanisë

12 Janar 2021 | 14:57

Vaksinat që nisën dje të injektohen në stadiumin Air Albania janë transportuar nga Gjermania drejt Shqipërisë, por Gjermania nuk është shteti që i ka dhuruar ato, sipas një reagimi zyrtar të zëdhënësit gjerman të Ministrisë së Shëndetësisë.

Euronews Albania disponon dokumentin zyrtar të zhdoganimit të vaksinës së aeroportin e Rinasit, dokumentacionin doganor të kalimit të vaksinës, si dhe dokumentin e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë që autorizon importimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech.

Pavarësisht zbulimit të rrugës së ndjekur për ardhjen e vaksinës anti-covid në Shqipëri, zyrtarët vendas vazhdojnë të mbrojnë kërkesën për anonimitet të vendit dhurues.

Kryeministri Rama nuk e zbuloi dje shtetin duke arsyetuar se ishte kërkuar nga pala tjetër të mbetej anonim. 

Por ndryshe nga sa ishte thënë më herët se vaksina kishte qëndruar disa ditë në doganë dhe ishte magazinuar në një vend të posaçëm në Institutin e Shëndetit Publik, ajo ka mbërritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe është transportuar direkt në stadiumin Air Albania.

Transportimi i vaksinës është marrë përsipër nga agjencia Ben impex & Co, e profilizuar në procesin e zhdoganimit dhe transportit.

 

Lexoni gjithashtu:

Qeveria gjermane mohon t’i ketë dhuruar doza vaksine Shqipërisë

Të pathënat e vaksinës, qeveria nuk bën transparencë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026