Oboti nën ujë, banorët apel qeverisë për ndihmë: Po na ngordhin bagëtitë
Në fshatin Obot, çdo familje e ka nga një varkë, për t’i shpëtuar ujit që vërshon në shtëpitë e tyre pothuajse çdo vit.
“Këtë varkën që më bëtë pyetje ju, unë e kam blerë vetëm për përmbytje, asnjë farë pune nuk bëj me të”, u shpreh banori Vlash Pjetri.
Për të shkuar në shtëpinë e Vlash Pjetrit, e vetmja mënyrë është kjo varkë.
“Këtë vit kemi dy javë të përmbytur, dhe nuk jemi përmbytur asnjëherë në këtë masë. Rruga është e bllokuar prej dy javësh. Për çdo vjet sa herë që bie shi përmbytemi”, shprehet banori.
As gjatë këtyre ditëve, dhe as vitet e kaluara, ai thotë se nuk ka marrë as ndihma, e as dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.
“Dëmshpërblim kam marrë vetëm në 2010 dhe në 2011, asgjë tjetër. Asnjë ndihmë nuk na ka ardhur vetëm sot kanë sjellë ujë”- u shpreh Pjetri.
Të njëjtën gjë na pohojnë edhe banorët e tjerë të Obotit.Oboti nën ujë, banorët apel qeverisë për ndihmë: Po na ngordhin bagëtitë“Situata nuk ka më keq, jam banor i fshatit Obot. Pa bukë dhe pa ujë, bagëtia po na ngordhin. Kemi derra në shtëpi, kemi dele, lopë, asnjë gjë, asnjë ndihmë nuk na kanë sjellë. I kërkojmë qeverisë që të na ndihmojë. Jemi përmbytur edhe në 2018 dhe nuk na ka ardhur asnjë ndihmë. Nëse kryeministri i Shqipërisë që ka qenë dje këtu, të verë dorën për këtë popull se janë 200 familje. Situata shumë e vështirë, vetëm 12 shishe ujë që na kanë sjellë”- u shprehën disa nga banorët e tjerë të zonës.
Dhjetëra hektarë sera, tokë e mbjellë dhe bazë ushqimore për bagëtitë, prej ditësh janë nën pushtetin e ujit.
“Kam 17-18 dynym tokë të cilat janë nën ujë tashmë”- tha një prej banorëve.
Shpresa e vetme për banorët e Obotit, është që reshjet e shiut të mos vazhdojnë gjatë.
Lexoni gjithashtu:
Niveli i ujit 80 cm, situata vijon të jetë problematike në Obot dhe Dajç
1893 hektarë tokë janë nën ujë në qarkun Shkodër, probleme edhe në aksin Librazhd-Prrenjas
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta