“Temnospondyls” në Australi, i mbijetuan dy nga pesë zhdukjeve më masive në Tokë
Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re të amfibit të ngjashëm me hardhucat që jetonin në tokën australiane rreth 247 milionë vite më parë.
Ky zbulim i dha fund misterit që ka pushtuar studiuesit që nga vitet 1990 kur u gjetën mbetjet fosile të një krijese të panjohur, raporton BBC.
Ekspertët thonë se zbulimi mund të ndryshojë tërësisht historinë e “evolucionit të amfibëve në Australi”.
Amfibi mishngrënës dikur jetonte në liqenet dhe përrenjtë e ujërave të ëmbla të Sidneit.
Kjo specie e veçantë i përket familjes “temnospondyl”, e cila i mbijetoi dy nga pesë ngjarjeve të zhdukjes masive të Tokës, duke përfshirë një seri shpërthimesh që zhdukën 70 deri në 80 për qind të të gjithë dinosaurëve 66 milionë vjet më parë.
Paleontologu Lachlan Hart tha se këto gjetje tregojnë se Australia ishte një vend i mrekullueshëm për kafshët që të evoluojnë dhe të gjejnë strehim pas zhdukjes masive.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta