Vala e COVID-19, Kosova mbetet në trend pozitiv
Kosova ka pasur katër humbjeje jete dhe mbi 270 raste të reja të infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ditën e fundit mësohet se janë testuar 1751 persona nga ku kanë rezultuar të prekur 279 prej tyre.
Ndërkohë katër rastet e vdekjeve kanë ndodhur në komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).
Deri tani Kosovë numëron 1 387 raste fatale nga COVID-19, kurse në total ka pasur mbi 54 mijë raste.
Gjatë ditëve të para të janarit në Kosovë është vërejtur një trend pozitiv pasi numri i të shëruarve ka qenë më i madh se sa i të prekurve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta