Ministri Armend Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave

12 Janar 2021 | 14:56

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se janë duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave anti-Covid.

Këtë deklaratë ministri e bëri gjatë një takimi, që zhvilloi të martën me Bordin Këshillëdhënës. Ai thotë se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Kosova vazhdon të ketë një situatë më të mirë sa i takon menaxhimit të pandemisë.

Sipas ministrit, Kosova ka më pak të vdekur në raport me numrin e popullsisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19. Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi”, tha ai.

Këto rezultate shtoi Zemaj i atribuohen sjelljes korrekte të qytetarëve karashi masave anti-covid.

“Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët. Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë aktorët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt. Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Zemaj.

Kosova ka pasur katër të vdekur dhe mbi 270 raste të reja të infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026