Të pathënat e vaksinës, qeveria nuk bën transparencë

12 Janar 2021 | 15:01

Teksa në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, në opinionin publik ende ka mungesë informacioni për çmimin që ka paguar qeveria ndaj kompanisë Pfizer apo mënyrës sesi mbërritën në Tiranë dozat e para të ardhura nga një vend i BE.

Euronews Albania pyeti një ditë më parë kryeministrin Rama për koston e një vaksine, por nuk mori një përgjigje mbi çmimin pasi kreu i qeverisë refuzoi të japë detaje.

“Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. është çmim unik, dhe konfidencial”, tha ai.

Po ashtu, ende nuk dihet se në çfarë kushtesh po mbahet vaksina, e për këtë Rama deklaroi se të mërkurën do të publikohen pamjet, nën një axhendë të programuar nga ERTV, siç ndodhi të hënën me nisjen e procesit të vaksinimit.

“Vaksinat janë aty ku duhet të jenë, në sistemin tonë ftohës. Pasnesër do të shfaqim edhe gjithë infrastrukturën ku mbahet vaksina”, deklaroi të martën Rama.

Dozat e para të vaksinës që po merren nga stafet e spitaleve COVID janë dhuratë nga vend i BE. Po se cili është ky vend, ende nuk dihet?

Por sa besueshmëri ka krijuar tek qytetarët vaksina që ka mbërritur në Shqipëri?

“Unë kam besim dhe do ta bëj vaksinën”, shprehet një qytetar.

“Duhet të ketë që të dinë qytetarët nga vjen, është e certifikuar, s’është e certifikuar”, thotë një tjetër.

Deri më tani i vetmi informacion që është mësuar nga autoritetet doganore është se dozat e para të vaksinës kanë mbërritur nga një vend i BE.

 

Lexoni gjithashtu:

Dozat e para të vaksinës erdhën nga Gjermania, shuma që u pagua

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026