“Legjionarët” ulen në stol, Strakosha, Kumbulla dhe Hysaj nuk aktivizohen
Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë që aktivizohen në kampionatin italian nuk po kalojnë një moment aspak të mirë. Tomas Strakosha, Marash Kumbulla dhe Elseid Hysaj kanë përfunduar në stol në javët e fundit në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se Strakosha ka pasur rezerva ndaj shokut të skuadrës Reina, i cili i ka marrë vendin e titullarit, duke krijua një situatë jo të mirë tek Lazio. Gardiani ka luajtur vetëm, në 1 ndeshje në dy muajt e fundit në kampionat.
Aspak e mirë situata dhe për Marash Kumbullën, i cili edhe pse e nisi mirë aventurën me Romën, ka përfunduar në stol që pasi u infektua nga Covid dhe tashmë e sheh veten vetëm si një alternativë.
E njëjta situatë dhe për Hysajn, i cili nuk është nga të preferuarit e Gatuzos. Shkodrani ka luajtur vetëm në 7 ndeshje në këtë sezon, duke dëshmuar se ky sezon nuk po shkon aspak mirë për të.
Situatë e çuditshme edhe për Etrit Berishën, i cili nuk është grumbulluar me Spal që nga muajI nëntor, kur u raportua si i prekur nga Covid. I vetmi futbollist që po arrin të gjejë hapësira është berat Gjimshiti. Mbrojtësi shtatlartë është një nga shtyllat kryesore të skuadrës dhe po e ndihmon Atalantën mjaftueshëm me paraqitjet e tij mjaft të mira.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta