Procesi i fiskalizimit, kosto shtesë për biznesin, duhet implementim i teknologjisë
Prej 1 janarit të këtij vitit, në vend ka nisur procesi i fiskalizimit, ku do të implementohet fatura elektronike dhe sistemi i ri i monitorimit të qarkullimit.
Ky proces është i ndarë në tre faza, ku fillimisht do të nisë për të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe organeve publike shtetërore.
Më 1 korrik është parashikuar që procesi të shtrihet me transaksionet midis bizneseve dhe më 1 shtator për të gjitha transaksionet me para në dorë, pra biznes – konsumator, duke përfshirë në skemën e re dhe biznesin e vogël.
Ky proces do të ketë kosto shtesë për bizneset, të cilëve u duhet të kenë linjë interneti dhe kompjuter në bizneset që operojnë, të jenë të pajisur me Certifikatën Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit dhe sigurisht të kenë software-in përkatës dhe kompjuterin apo telefonin që mundëson lëshimin e kësaj fature.
Këtyre u shtohen edhe kostot për printerin fiskal, vulën digjitale dhe mirëmbajtjen e programit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër