“Disney+” humbet abonentët, mbi 10 milionë klientë braktisin platformën online
Kompania kinematografike “Disney” njoftoi se shërbimi i saj televiziv online “Disney +” humbi më shumë se 10 milionë abonentë në tremujorin e dytë të vitit.
Sipas njoftimit, shumica e humbjeve ka ardhur për shkak të tregut indian, ku “Disney” humbi të drejtat e transmetimit të kampionatit të lojës së kriketit.
Konkretisht, “Disney +” e mbylli tremujorin e dytë me 146.1 milionë abonentë krahasuar me 158 milionë që kishte në tremujorin e parë të vitit.
Ndërsa në aspektin financiar, kompania pësoi një humbje neto prej 460 milionë dollarë në tremujor, nga 1.4 miliardë përfitime të një viti më parë.
Në tërësi, humbja reflekton në masë të madhe tarifat e ristrukturimit dhe zhvlerësimit, në një kohë kur kompania siguron të ardhura që arrijnë mbi 20 miliardë dollarë në vit.
Me një humbje të ngjashme u përball edhe kompania rivale “Netflix”, e cila megjithatë rikuperoi 6 milionë abonentë pas shtrëngimit të masave kundër ndarjes së fjalëkalimit.
Sikurse “Netflix”, edhe “Disney +” dëshiron të marrë masa të ngjashme.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta