Rusia paralajmëron me të shtëna anijen që po shkonte drejt Ukrainës
Moska tha më 13 gusht se ka shtënë në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje me mallra, që ishte nisur drejt portit ukrainas të Izmailit.
Të shtënat u bënë nga një luftanije e Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se anija patrulluese Vasily Bykov, detektoi anijen me mallra duke lundruar nën flamurin e Palauit “në rrugë drejt portit ukrainas të Izmailit”.
Kapiteni i anijes së mallrave, Sukru Okan, nuk iu përgjigj kërkesës për t’u ndalur “për inspektim të transportimit të mallrave të ndaluara”.
“Për të detyruar anijen që të ndalej, ka pasur të shtëna paralajmëruese nga luftanija ruse”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
Një helikopter që bartte personel ushtarak rus më pas ka shkuar për të inspektuar anijen, u tha në njoftim.
Pasi është kryer inspektimi, anija Sukru Okan, është lejuar që të vazhdojë lundrimin.
Izmail tani është porti kryesor prej ku Ukraina eksporton produktet e saj bujqësore.
Pas tërheqjes nga marrëveshja për eksportet e drithërave në korrik, Moska ka sulmuar qytetet-port në rajonin jugor ukrainas të Odesës, prej ku, sipas marrëveshjes paraprake, janë kryer eksportet kryesore të drithërave.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta