Guvernatori i Hawait krahason dëmet nga zjarri me ‘zonën e luftës’ 

14 Gusht 2023 | 08:21

Guvernatori i Hawait, Josh Green, e ka quajtur “zonë lufte” pjesën e shkatërruar nga zjarri i Mauit, pasi numri i të vdekurve arriti në 93 dhe pritet të rritet.

“Aktualisht jemi në fazën akute të shërimit, që do të thotë se jemi ende duke u rikuperuar nga humbja tragjike e jetës. Tani jemi në 93 viktima. Është një zonë lufte, por ndihma që kemi marrë është e pabesueshme”, tha Green, sipas Reuters.

Zjarri i shpejtë që përfshiu Maui të martën e kaluar shkatërroi qytetin turistik të Lahaina.

Për sa i përket numrit të të vdekurve, zjarri konsiderohet si fatkeqësia më e keqe natyrore në histori në Hawaii, duke tejkaluar cunamin e vitit 1960 që vrau 61 njerëz.

Sipas vlerësimeve të para, kostot e rindërtimit të resortit turistik të Lahain vlerësohen në rreth 5.5 miliardë dollarë, sipas raportit të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Zyrtarët e urgjencës janë zotuar të shqyrtojnë sistemin e alarmit dhe njoftimit pasi disa banorë të ishullit pyetën nëse mund të ishte bërë më shumë për të paralajmëruar njerëzit për zjarrin përpara se të arrinte në pragun e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026