Frigoriferët e vaksinave, Manastirliu: Mund të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer

13 Janar 2021 | 15:21

Mbi 50 mjekë dhe infermierë të spitaleve covid kanë injektuar dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit në ditën e tretë të vaksinimit në Shqipëri. Deri më tani janë rreth 200 persona staf mjekësor të vaksinuar që nga dita e parë e nisjes së vaksinimit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu treguan për publikun frigoriferët në Institutin e Shëndetit Publik ku po ruhen vaksinat që mbërritën në Shqipëri më 11 janar.

“Në tërësinë e këtyre kapaciteteve, kapacitetet aktuale për temperaturën -70 °C janë për 250 mijë doza vaksine, në mënyrë të menjëhershme, për vaksinën e Pfizer. Dhe sigurisht dhe për llojet e ndryshme të vaksinave. Për ato të Moderna-s nëse do të na vijë -20 °C, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht”, tha znj. Manastirliu.

Përpos Institutit të Shëndetit Publik, sipas ministres, vaksina mund të ruhet edhe në depot farmaceutike të QSUT-së dhe në Agjencinë e Barnave, kapaciteti i të cilave shkon deri në 7 milionë doza.

 

Lexoni gjithashtu:

Dita e tretë e vaksinimit, injektohen 50 mjekë dhe infermierë, pasi 21 ditësh marrin dozën e dytë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026