Guvernatori i Hauait: Ekipet e shpëtimit mund të gjejnë deri në 20 viktima në ditë

14 Gusht 2023 | 20:14

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Hauai do të mund t’i gjejnë trupat e 10 deri 20 viktimave në ditë, ka thënë guvernatori Josh Green për transmetuesin amerikan CBS News.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve pyjore ka arritur në 96 të dielën, duke e kthyer katastrofën e fundit në Havai si më të keqen në Shtetet e Bashkuara, në më shumë se një shekull.

Sipas guvernatorit Green, do të duhen më shumë se 10 ditë për ta mësuar numrin e saktë të viktimave.  Gati e gjithë qyteza Lahaina është shkatërruar nga zjarri.

“Nuk ka mbetur asgjë për t’u parë përveç shkatërrimit”, ka thënë Green për CBS.

Ai ka thënë se të gjithë banorët e Lahainas  vend me 12.000 banorë kanë ikur apo e kanë pësuar nga zjarri.

Deri të shtunën, zyrtarët kanë thënë se vetëm 3 për qind e territorit në Lahaina është gjurmuar.

Në ndihmë janë dërguar ekipe të vendeve tjera, me qëllim të identifikimit të viktimave.

Zjarri vdekjeprurës në Lahaina është ende aktiv, ndonëse pjesa më e madhe është fikur, sipas autoriteteve të qarkut Maui.

Se si ka nisur zjarri nuk dihet, edhe pse konsiderohet të jetë nxitur nga erërat e nxehta të Uraganit Dora në afërsi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026