Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet motopeshkatorja në Durrës
Një avari detare është regjistruar një ditë më parë në një motopeshkatore që po lundronte në ujërat e Adriatikut, falë ndërhyrjes në kohë të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, Forcat Detare, Guardia di Finanza, u shmangën pasojat.
Rreth orës 19:15 të mbrëmjes sē kaluar, me të marrë njofimin nga Dispeçeria e Peshkimit “Sirena”, se motopeshkatorja “Heron 1” po rrezikonte mbytjen si pasojë e ujit që depërtonte në sallën e motorit dhe kishte nevojë për asistencë për t’u rimorkiuar drejt Portit të Durrësit, Kapiteneria e Portit Durrës u angazhua menjëherë në operacionin për realizimin e tërheqjes së mjetit peshkatore dhe sigurimin e jetës së peshkatarëve në bord.
Për ngjarjen u njoftua QNOD si dhe u përgatit dalja në det e M/R “Joni”, pjesë e kompanisë së rimorkiatorëve ASHD. Rreth orës 19:45 M/R “Joni” u nis për të dhënë ndihmën e parë shoqëruar edhe nga pronari i barkës në bord. Rreth orës 19:50, u nisën gjithashtu edhe mjetet e Rojes Bregdetare dhe GDF-së.
U vendos kontakt radio midis mjeteve dhe u realizua paraprakisht transferimi i peshkatarët në bordin e mjeteve të shpëtimit. Pas heqjes së ujit nga bordi i motopeshkatores nëpërmjet pompave ndihmëse, “Heron 1” u lidh me cima dhe u rimorkiua drejt Portit të Peshkimit ku mbërriti i sigurtë bashkë me ekuipazhin rreth orës 02:00 të mëngjesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte
- 07:29 Meksika mposht Ekuadorin, i jep fund pritjes 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt