Bayern Munich eliminohet nga kupa nga një skuadër e kategorisë së dytë
Për herë të parë që prej vitit 2004 Bayern Munich u eliminua nga Kupa e Gjermanisë nga një skuadër e kategorisë së ulët.
Skuadra e Holstein Kiel, që luan në Bundesliga 2, mposhti me penallti kampionët e Gjermanisë njëherësh edhe të Evropës pasi e barazoi 2-2 në lojë të rregullt.
Bavarezët kaluan dy herë në avantazh me Gnabry dhe Sane mirëpo në të dyja herët u barazuan nga vendasit, fillimisht në pjesën e parë e më pas në minutat shtesë. Rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Dhjetë penalltitë e para u realizuan, por portieri i Kiel, Ioannis Gelios priti gjuajtjen e Marc Rotas, ndërsa Bartles i skuadrës vendase nuk gaboi duke kualifikuar Kielin për në 1/8-at e kupës.
Kjo ishte hera e parë në 12 vite që Bayerni dështon të arrijë së paku gjysmë-finalet e kupës. Humbja e fundit e tyre përballë një skuadre të kategorisë së ulët daton sezonin 2003-2004 kur u mundën 2-1 nga Alemannia Aachen.
Skuadra e Kiel, e cila ka në historinë e saj një titull kampion të Gjermanisë të vitit 1912, nuk ka luajtur kurrë në formatin e Bundesligës dhe aktualisht mban vendin e dytë në kategorinë e dytë.
Bayerni që sezonin e shkuar fitoi tripletë titujsh, i ka pozitat e vështira këtë sezon, pasi në kampionat u mund 2-1 nga Borussia Monchengladbach ndërsa tashmë largohet nga kupa.
Lexoni gjithashtu:
Super-Kupa e Spanjës, Barcelona siguron finalen duke fituar me penallti ndaj Real Sociedad
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta