Super-Kupa e Spanjës, Barcelona siguron finalen duke fituar me penallti ndaj Real Sociedad
Barcelona siguroi të mërkurën finalen e Super-Kupës së Spanjës duke mundur Real Sociedad-in me penallti pasi ndeshja në lojë të rregullt u mbyll 1-1.
Për skuadrën baske talenti Oyarzabal zhbëri avantazhin e siguruar më parë nga Frenkie de Jong. Rezultati nuk ndryshoi duke bërë që ndeshja të shkojë në kohë shtesë. Sidoqoftë pas 120 minutash nuk pati sërish ndryshim duke e dërguar fatin e kualifikimit nga pika e bardhë e penalltive.
Riqui Puig shënoi penalltinë vendimtare për katalanasit pasi Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong i shpërdoruan gjuajtjet e tyre. Për vendasit nuk bëri punë realizimi i Adnan Januzajt dhe Merinos pasi tre lojtarë të tjerë, përfshirë dhe Oyarzabal dështuan të shënonin.
Finalja e Super-Kupës së Spanjës pritet të luhet të dielën. Barcelona do të presë fituesin mes Real Madrid-Athletic Bilbao. Ky është sezoni i katërt që Super-Kupa diskutohet mes katër skuadrave.
Lexoni gjithashtu:
Bayern Munich eliminohet nga kupa nga një skuadër e kategorisë së dytë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta