Viti 2021 viti i zgjedhjeve në Kosovë, veç parlamentareve do të ketë edhe zgjedhje vendore

14 Janar 2021 | 09:05

2021-ta mund të cilësohet si vit zgjedhjesh në Kosovë. Përveç atyre parlamentare që mbahen me 14 shkurt, ato lokale, sipas kalendarit të rregullt, pritet të mbahen në tetor. Diskutimet tashmë kanë filluar.

“Besoj se është prej intervistave të fundit që e them se ende nuk kam vendosur. Megjithazë, shumë shpejt mendoj se do të vendos,” – thotë Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës nga PSD.

Plan për të qëndruar në krye të Gjilanit, e mos garuar në zgjedhje nacionale apo të merret me detyra të tjera në LDK, nuk ka as kreu aktual i kësaj konune.

“Deri atëherë nuk kam asnjë plan tjetër, asnjë kërkesë tjetër. Dua t’iu qëndroj besnik qytetarëve të Gjilanit të cilët më kanë votuar për katër herë për të qenë kryetar i Gjilanit, tri herë të jem deputet i tyre dhe tri herë për të qenë përfaqësues në Qeveri,” – shprehet Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit nga LDK.

Në anën tjetër, PDK e ka zgjidhur në mënyrë tjetër se kush do të garojë për kryetarë komunash nga kjo parti.

“Të gjithë kryetarët aktualë të komunave që drejtohen nga PDK-ja,garojnë në zgjedhjet lojale kur të mbahen në fund të vitit. Kjo vlenë për z. Lladrovci, z. Aliu, dhe për të gjitha komunat që ka PDK,” – tha Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së,

Zgjedhjet e fundit vendore për 38 kryetarë komunash, janë mbajtur në tetor të vitit 2017. Sipas kalendarit të rregullt, të rejat duhet të mbahen në tetor të këtij viti. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026