Sherri mes ortakëve në Tiranë, arrestohen dy ndërtuesit dhe tre persona të tjerë
Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për plagosjen me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj.
Në këtë ngjarje mbeti i lënduar edhe një kalimtar i rastit si dhe e roja i pallatit në ndërtim.
Mes personave të ndaluar janë ndërtuesit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj.
Sipas hetimeve, Allmuça akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Ndërsa ndërtuesi Sino Llanaj 46 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave, i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe po punohet për kapjen e tij.
Sakaq të arrestuarit e tjerë janë: Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.
Lexoni gjithashtu:
Ortakët sherr për pallatin, plagoset biznesmeni dhe kalimtari
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta