Francë, gërmime për mbetjet trupore të ushtarëve gjermanë
Ekskavatorët në Francën qendrore kanë nisur të gërmojnë për mbetjet e ushtarëve gjermanë që thuhet se janë ekzekutuar nga luftëtarët e Rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Autoritetet lokale deklaruan në korrik se një varr masiv ka gjasa të ndodhet në afërsi të lokalitetit Mejmak, në rajonin Korrez.
Sinjalizimi erdhi nga një ish-luftëtar 98-vjeçar i Rezistencës, i cili foli publikisht për vrasjet.
“Dëshmitarë të asaj kohe na treguan këtë vend. Erdhëm me pajisje të posaçme, të cilat konstatuan anomali. Ndaj sot po përpiqemi të verifikojmë nëse këto anomali janë trupa njerëzish”- theksoi Thomas Shock, antropolog.
“Nisëm një kërkim që tani po merr format e gërmimeve dhe zhvarrosjeve. Po kërkojmë 36 trupa. Sipas dëshmitarëve, gjithsej ishin 47, por 11 u zhvarrosën në fund të viteve ’60. Bëhet fjalë për 35 ushtarë gjermanë dhe një person tjetër, që dyshohet të jetë një femër bashkëpunëtore e tyre”- tha Etienne Desplanques, prefekt i Correze, Francë
Nëse gërmimet rezultojnë pozitive, atëherë autoritetet do të lejojnë zhvarrosjen e trupave. Gërmimet po udhëhiqen nga Zyra Kombëtare franceze për ish-Luftëtarët dhe Viktimat e Luftës, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe pritet të zgjasin deri më 27 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta