Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit

14 Janar 2021 | 12:48

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë e dalë në një lëvizje të re politike nënshkruan sot një marrëveshje.

“Do të na gjeni në të njëjtën listë e me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike që sapo e nënshkruam,” – tregoi Kurti.

Ai bëri me dije se në fushatën zgjedhore Kurti dhe Osmani do të angazhohen së bashku dhe se të shtunën e 16 janarit do të dorëzohet dhe lista e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri por dhe presidente të re,” – u shpreh Albin Kurti teksa solli në vëmendje se presidentja në detyrë e Kosovës e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet.

Në fjalën e tij drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje shprehu vullnetin për të shërbyer me përulësi për lirinë dhe barazinë e qytetarëve e gjithashtu progresin dhe suksesin e shtetit.

“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Sot përpara jush dhe këtu ne kuvendin e Kosovës si tempullin e demokracisë”, u shpreh ndërkaq Vjosa Osmani. 

Ajo theksoi se bashkëpunimi me VV-në ka për qëllim luftimin e  kapjes së shtetit, padrejtësisë dhe pabarazisë dhe angazhimit për rimëkëmbje, mirëqenie dhe dinjitet. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Degët e Vetëvendosjes propozojnë kandidatët për deputetë, Euronews Albania zbulon disa nga emrat

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026