Rusia u ndalon hyrjen 54 zyrtarëve, gazetarëve dhe avokatëve britanikë

19 Gusht 2023 | 14:45

Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialistëve për marrëdhënie me publikun, gjoja për shkak të qëndrimit “anti-rus” të Londrës.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten më 18 gusht se i ka shtuar në listën e zezë të Kremlinit ministren e Kulturës së Britanisë së Madhe, Lucy Frazer, si dhe Annabel Goldie, politikanen në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është përgjegjëse për furnizimin e Ukrainës me municione të uranium.

Në përgjithësi, 300 britanikë janë tani në listën e zezë të Kremlinit, në mesin e shumë njerëzve nga shumë vende të Perëndimit, të cilat janë duke e mbështetur Ukrainën në luftën e vazhdueshme pushtuese që Rusia e nisi në shkurt 2022.

Në mesin e të sanksionuarve janë edhe specialistët ligjorë dhe të sigurisë, si Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë. Kjo gjykatë ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime të dyshuara të luftës në Ukrainë.

Moska e ka sanksionuar edhe menaxherët e një firme konsultuese, e specializuar për rreziqet në zonat e luftës se gjoja e ka përkrahur ushtarakisht atë që Kremlini e quan “regjimi” në Kiev.

Kjo kompani i ofroi Ukrainës informata të inteligjencës dhe i përgatiti grupet e sabotimit dhe zbulimit për t’u vendosur në zonat e luftës, sipas Moskës.

Ky vendim i Moskës i përfshin në listën e zezë edhe gazetarët nga transmetuesi publik britanik, BBC, grupi i medias The Guardian dhe gazeta The Daily Telegraph, për gjoja “fabrikimin e shpifjeve kundër Rusisë”, tha Ministria ruse pa dhënë ndonjë shembull.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026