Uragani Hilary drejt Kalifornisë Jugore, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Uragani Hilary pritet të godasë Kaliforninë Jugore të dielën si një stuhi e rrallë tropikale, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta dhe rrebeshe të forta.
Banorët janë urdhëruar të evakuohen, parqet dhe plazhet janë mbyllur dhe kanë nisur përgatiten për operacionet e shpëtimit nga vërshimi i ujërave.
Hilary tani është një stuhi e Kategorisë 1 me erëra me shpejtësi maksimale prej 85 miljesh në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Uragani pritet të dobësohet në një stuhi tropikale përpara se të arrijë në SHBA – por ka të ngjarë të ketë ende një goditje të fuqishme në jugperëndim, me përmbytje “katastrofike dhe kërcënuese për jetën.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën për një pjesë të madhe të Kalifornisë Jugore në përpjekje për t’i paraprirë pasojave shkatërruese të uraganit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet