Bledar Milaqi: Sugjerojmë votimin me postë për emigrantët, nëse nuk realizohet për 25 prillin, do jetë dështim
Përfaqësuesi i diasporës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve zoti Bledar Milaqi komentoi në Euronews Albania deklaratën e Arben Pëllumbit, që emigrantët të votojnë në zgjedhjet e 2025.
Zoti Milaqi u shpreh se ky do të jetë një dështim i madh i qeverisë.
“Nëse do të ecet me këtë gjykimin e zotit Pëllumbi që i gjithë diskutimi rreth çështjes së votës dhe realizmit të votës së mërgatës shqiptare jashtë vendit do të realizohet në vitin 2025, ky do të jetë një dështim i madh dhe flas si qeveri”, tha ai.
Ai theksoi se gjithë emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo nuk është e pamundur.
“Ne nuk e kemi vënë kurrë në dyshim që diçka e tillë do të ishte e realizueshme për vitin 2025. I gjithë diskutimi, si grup interesi pranë tryezës teknike në KQZ është fokusuar në mundësin e realizimit teknik për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021”, tha ai.
Zoti Milaqi nënvizoi më tej se sugjerimi i tyre është që emigrantët të votojnë me postë.
“Ne kemi shqyrtuar 3 mënyra, mënyra e votimit elektronik, votimi pranë përfaqësive diplomatike dhe ai me postë”, tha ai.
“Sugjerimi jonë i drejtpërdrejtë edhe i grupit tonë të votës ka qenë gjithmonë çështja e votimit me postë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Emigrantët, PS propozon votë me postë për zgjedhjet e 2025
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta