Deputeti i LDK-së Faton Bislimi: Marrëveshja me Albin Kurtin dëmton vetëm Vjosa Osmanin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Faton Bislimi komentoi për Euronews Albania marrëveshjen e arritur nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Ai tha se marrëveshja me premtimin për ta votuar si Presidente Osmanin është tregues i qartë se Vetëvendosje “bën pazare politike në kurriz të posteve publike”.
Bislimi shprehu keqardhje për “braktisjen” nga Osmani “të shtëpisë së saj politike” dhe “dhënies fund të kauzës politike” që kishte në tetor 2019. Deputeti i LDK-së tha se marrëveshja me Kurtin dëmton vetëm Osmanin. Ai tha se Lidhja Demokratike shkon përtej gjithë individëve përveç udhëheqësit historik, ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Përballë pyetjes nëse do ta votojë LDK-ja Osmanin si presidente, Bislimi u përgjigj se në tërësi Lidhja nuk do të bëhet pengesë për të krijuar organet kushtetuese dhe se vendimi për votimin “e një kandidati nga partitë e tjera” do të varet nga organet drejtuese të LDK-së.
Gazetarja Esmerlada Mulaj e pyeti për sondazhe të raportuara në media ku LDK-ja nuk parashikohet të ketë rezultate të kënaqshme, mirëpo Bislimi tha se pritshmëritë janë të kundërta dhe se sondazhet e përcjella në media nuk janë të sakta.
Deputeti i LDK-së hodhi poshtë etiketimin nga Kurti të zgjedhjeve të 14 shkurtit si “referendum popullor”. Ai tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë thjesht zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se pavarësisht marrëveshjes Vetëvendosje dhe Osmani nuk do të mund të marrin mjaftueshëm vota për të siguruar qeverinë dhe as postin e Presidentit.
Ditën e enjte Vjosa Osmani zyrtarizoi marrëveshjen parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Lëvizjes, Albin Kurti, ajo iu drejtua atij si kryeministër i ardhshëm, ndërsa Kurti tha se do t’ia “legjitimonte postin” duke nënkuptuar se Vetëvendosje do ta mbështesë për t’u bërë presidente me mandat të plotë.
Në zgjedhjet e vitit 2019 Osmani ishte kandidate për kryeministre përballë Albin Kurtit. Aktualisht, si kryetare e Kuvendit, ajo mban edhe postin e Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Lexoni gjithashtu:
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Vetëvendosje mbështet Osmanin për presidente: Të legjitimojmë presidenten që e do populli
Bashkimi politik Kurti-Osmani, Ehat Miftaraj: Pse nuk mund të marrin postin e presidentit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta