Ngrica dhe ulje temperaturash, Adiola Bani: Pritet të ketë temperatura deri në minus 13 gradë
Në fundjavë pritet që temperaturat të zbresin ndjeshëm. Sipas meteorologes Adiola Bani temperaturat mund të arrijnë deri në minus 13 gradë. Moti pritet që të përmirëoshet në fillimin e javës së ardhshme.
Meteorologia tha për Euronews Albania se Shqipëria aktualisht është përfshirë nga i ftohti i stuhisë Filomena, e cila në Evropën Perëndimore ka sjellë mjaft probleme.
Zonat malore pritet të jenë më të prekura nga ulja e temperaturave, ku pritet që termometri të shkojë deri në minus 13 gradë. Bani theksoi se javën e ardhshme pritet të ketë përgjithësisht mot të kthjellët pa reshje, pa dëborë, por kryesisht me ngrica.
Ekspertja e meteorologjisë këshilloi autoritetet dhe drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes me rrugët, ndërkohë që situata pritet të përmirësohet vetëm pas mesjavës.
Të paktën deri të martën temperaturat e ulëta pritet të jenë dominuese në gjithë rajonin e Ballkanit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta