Gjirafa njëngjyrëshe, e vetmja në botë, lind në një kopsht zoologjik në Tenesi
Kopshti zoologjik në Tenesi u bë me një banor të ri, një nga më të rrallët në mbretërinë e kafshëve – një gjirafë njëngjyrëshe.
Gjirafa femër e lindur më 31 korrik, që besohet të jetë i vetmi ekzemplar i tillë në botë, ka ngjyrë krejtësisht kafe. Këlyshi po rritet me shpejtësi dhe tashmë është 1.83 metra, shkruan Guardian.
Çdo gjirafë, përveç të porsalindurit nga Tenesi, ka modele unike dhe secila prej pikave të errëta ka një furnizim të shtuar të gjakut që lehtëson termorregullimin e këtyre gjitarëve të mëdhenj. Kopshti zoologjik shpreson se gjirafa e pazakontë do të ndihmojë në fokusimin e vëmendjes së publikut tek kjo specie, e cila po i afrohet zhdukjes. Përkatësisht, më shumë se 40 për qind e gjirafave të egra janë shfarosur në tre dekadat e fundit.
Një konkurs publik për zgjedhjen e emrit për gjirafën e re është duke u zhvilluar, dhe emrat në listën e ngushtë janë Kipeki, që do të thotë “unik” në suahilisht, Firajali që do të thotë “e pazakontë”, Shakiri “ajo është më e bukura” dhe Jamila – ” Bukuroshja”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane