“Po fshehin vrasësin e Ivanoviç”- Vuçiç i kërkon falje Gjermanisë
Vrasja e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç në 2018-tën është rikthyer sërish në vëmendje duke bërë që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ti kërkojë falje Gjermanisë.
Kjo pas një deklarate të bërë nga ministri i brendshëm serb Bratisllav Gashiç në parlament, se Gjermania po fsheh vrasësist e Ivanoviç duke ngjallur reagime të forta në Berlin.
“Ne e verifikuam me pjesëtarët e shërbimit gjerman në 20 ditët e mëparshme, nga pretendimet e Bratisllav Gashiqit se ata po fshehin vrasësit në rastin e Oliver Ivanoviqit, dhe morëm garanci dhe prova se ata nuk po e fshehin këtë informacion”, tha Vuçiç, dhe se në emër të Gashiç, kërkon falje për deklaratën.
Për shkak të reagimeve të forta, një ditë pas deklaratës ministri i Brendshëm Gashiç shpjegoi se deklarata e tij ishte keqkuptuar, pasi nuk kishte qënë pohim, por ai vetë kishte ngritur një pyetje se nën mbrojtjen e kujt janë vrasësist e Ivanoviç.
Ivanoviç u vra më 6 janar të 2018-tës, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur.
Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por ky proces është ende në hetimet paraprake.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta