India bën historinë, sonda e saj kozmike ulet në sipërfaqen e Hënës
Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-3 është ulur me sukses në Hënë, njoftoi Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO).
“Indi, ne kemi arritur destinacionin tonë të dëshiruar”, shkroi ISRO në Twitter.
Poli Jugor i Hënës konsiderohet një zonë me interes kyç shkencor dhe strategjik për kombet që eksplorojnë hapësirën. Ky mision mund të konfirmojë statusin e Indisë si një superfuqi globale në hapësirë, sipas CNN.
Përpjekja e mëparshme e programit hapësinor të Indisë për të dërguar një anije kozmike në Hënë dështoi në vitin 2019 dhe misioni Chandrayaan 3 vjen vetëm disa ditë pasi një anije kozmike ruse, e para në gati 50 vjet që kryente të njëjtin mision, u rrëzua në sipërfaqen hënore.
Sonda, ose tokëzuesi Vikram, që do të thotë “guxim” në sanskritisht, u nda nga moduli i shtytjes javën e kaluar dhe që atëherë ka dërguar fotografi të sipërfaqes së hënës pasi ka hyrë në orbitën hënore.
Në vitin 2014, India u bë vendi i parë aziatik që vendosi një satelit në orbitë rreth Marsit dhe do të nisë një mision të drejtuar në orbitën e Tokës në vitet e ardhshme, duke filluar me fluturimet testuese pa pilot në 2024.
Vetëm Rusia, SHBA dhe Kina kanë arritur më parë një ulje të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta