Vjosa Osmani u bashkua me Albin Kurtin, Avdullah Hoti: Vendosi në ballë logon e VV-së

16 Janar 2021 | 07:31

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, tha të premten gjatë takimit më strukturat e partisë në Lipjan, se ata që e tradhtuan LDK-në, do të marrin atë që meritojnë.  

Ky ishte një mesazh për Vosja Osmanin, e cila për zgjedhjet e 14 shkurtit është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. 

“Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton. Edhe një ish-kolege do të marrë atë që meriton, në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët, ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët”, tha Hoti.

“Me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndrojë në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, u shpreh ai më tej.

Sipas Hotit në këtë fushatë zgjedhore do të bëhet gara mes të vërtetës dhe propagandës.

“Gara politike do të bëhet mes të vërtetës dhe propagandës, do të jetë garë në mes të mentalitetit qeverisës pro-evropian, qytetar dhe në mes të diktaturës dhe censurimit të fjalës së lirë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.  

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Kosovë, sot është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Bashkimi Kurti-Osmani, kreu i PDK-së: S’është koalicion për qytetarët, por për karrige e poste

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026