Borë dhe ngrica në rrugë, probleme me qarkullimin në zonat malore të Korçës

16 Janar 2021 | 11:20

Temperaturat e ulëta në gjithë vendin janë shoqëruar me reshje dëbore në zonat malore.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshjet nuk kanë sjellë probleme në qarkullim, por rekomandohet që në akset Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë, dhe në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës kalimi të bëhet me zinxhirë.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi se në zonat malore të Korçës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm.

“Trashësia e dëborës është 40 cm në zonat malore. Ka probleme në rrugët që të të çojnë drejt fshatrave turistikë të Voskopojës, Dardhës dhe në Qafën e Qarit. Në këto rrugë është domosdoshmëri përdorimi zinxhirëve”, tha gazetari.

Temperaturat në këto fshatra shkojnë deri në -8 gradë.

Po kështu, në qarkun e Korçës, reshjet e dëborës sjellë probleme në rrjetin elektrik, ku disa zona kanë mbetur pa elektricitet. 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026