Ditë e gjashtë e vaksinimit, 308 mjekë dhe infermierë u injektohet doza e parë

16 Janar 2021 | 12:19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se deri në ditën e 6 të vaksinimit në Shqipëri janë vaksinuar 308 mjekë dhe infermierë.

Të vaksinuarit e parë janë mjekët dhe infermierët e katër spitaleve të COVID-19, të cilët qëndrojnë në vijën e parë të betejës ndaj virusit.

“308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air Albania Stadium, ndërsa vijon procesi i vaksinimit sot në ditën e gjashtë”, shkruan znj. Manastirliu.

Vaksinimi për COVID-19 kryehet me dy doza dhe të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë do të duhet të paraqiten sërish për t’iu injektuar doza e dytë pas 21 ditësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026