Manastirliu: Mësimi në universitete online, fluturimet me Britaninë e Madhe të pezulluara deri më 1 shkurt

16 Janar 2021 | 12:52

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference së bashku me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, u shpreh se masat anti-COVID në vendin tonë do të qëndrojnë të njëjta deri në një urdhër të dytë. 

Ministrja njoftoi se kufizimet e popullatës do jenë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mësimi në universitete do të vijojë online.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar mbi baza dinamike të situatën dhe ka marrë vendim që të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit të popullatës nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Do të mbetet në fuqi kufizimi për pezullimin e aktiviteve për baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Këtu përjashtohet shërbimi në banesë”, tha ajo.

 “Mësimi në universitete do të jetë online deri në një urdhër të dytë”, shtoi ajo më tej.

Ministrja sqaroi se fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të pezulluara deri më 1 shkurt.

“Komiteti ka marrë vlerësimin që fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt “, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu ndër të tjera theksoi se nuk kemi asnjë situatë alarmante, sa i përket pandemisë. 

“Pacientë të shtruar në spitale tona COVID, ballafaqohemi me një rritje të rasteve. Rritja e numrave është një rritje e qëndrueshme, nuk kemi një situatë alarmante”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026