KQZ-ja pranon listat, tre kandidatë favoritë për kryeministër dhe 1079 për deputetë në Kosovë
Ka përfunduar në Kosovë afati për aplikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit. Listat e deputetëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë depozituar në KQZ, ndërsa zyrtarisht në garë për kryeministër shihen si favoritë Enver Hoxhaj nga PDK, Albin Kurti i LVV dhe Avdullah Hoti nga LDK .
Sipas këtij organi, janë dorëzuar për aplikim dhe certifikim, gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa numri i kandidatëve është 1079.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, listën e dorëzoi në KQZ, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi i cili u shpreh i bindur në fitoren e forcës që ai përfaqëson.
Ndërkohë, ish-deputeti në Maqedoninë e Veriut, Ruzhdi Matoshi nga sot i është bashkuar AAK-së, që drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, LVV, pas dorëzimit të 110 emrave kandidatë, e ka shpallur listën edhe në rrjetet sociale, ku qëndrojnë të parët Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Në këto zgjedhje LVV do të garojë me 41 femra, kandidate për deputete, mes të cilave edhe Vasfije Krasniqi, gruaja e parë, e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta