Kosovë, KQZ paditet në gjykatë për verifikimet e votuesve të diasporës

17 Janar 2021 | 14:59

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 11 janar mori një vendim për sa i përket votuesve kosovarë në diasporë.

“Aprovohet propozimi i Këshillit për Çështje Ligjore. Mbetet që të verifikohëb të gjithë aplikuesit përmes telefonit,” – tha Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Por, ky vendim i KQZ-së për verifikim të votuesve nga diaspora, përmes telefonatave, solli reagime.

“Telefonata e cila është vendosur si masë ose si mënyrë për të verifikuar identitetin e votuesve nuk është masë proporcionale për shkak se aplikuesit nuk mund ta dijnë se kur mubd ta pranojnë telefonatën nga ana e KQZ-së,” – tha Lirim Krasniqi, drejtor i organizatës “Germin”.

Për ankesën e depozituar në “Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa” (PZAP), udhëheqës të organizatës thanë se kanë pasur shumë dëshmi. 

“Ka elemente të mjaftueshme për ta hedhur poshtë si vendim në tërësi për shkak se KQZ-ja përveç që ka marrë një vendim që cënon të drejtat kushtetuese, gjithashtu nuk ka dhënë arsye shtesë,” – vijoi më tej Krasniqi.

Megjithatë, PZAP, hodhi poshtë ankesën e kësaj organizate dhe Vetëvendosjes.

“Hidhen të palejuara apelet e ushtruara nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe Organizata joqeveritare “Germin”, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ka të bëjë me Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosove,” – thuhet në një dokument të PZAP-së.

Pas këtij vendimi, organizata “Germin” ka dorëzuar pranë Gjykatës Supreme, ankesë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të bindur se verifikimi me telefonata është i paligjshëm.

Kontaktimi me telefon i aplikuesve nga diaspora që duan të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të bëhet duke i telefonuar në tri faza. Ato do të bëhen gjatë orarit të punës me orën e Kosovës, jashtë orarit të punës me orën e Kosovës dhe jashtë orarit të punës sipas orës në vendin ku jeton aplikuesi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026