Vuçiç pret vaksinat kineze dhe falënderon Pekinin: Do forcojmë marrëdhëniet
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vlerësoi maksimalisht Kinën për pajisjen e Serbisë me 1 milion doza vaksinë anti-COVID.
Vuçiç ishte në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit për të pritur stokun e parë të vaksinave nga grupi kinez “Sinopharm”.
Në një intervistë për një televizion kinez, kreu i shtetit serb theksoi se 1 milion doza vaksina mund të shpëtojnë shumë jetë.
Ai nënvizoi se nuk është aspak e lehtë të sigurosh vaksina, sidomos në një kohë kur situata e epidemisë është ende serioze.
“Ne jemi një nga vendet që nuk kemi frikë të mburremi për marrëdhënien tonë të fortë me Kinën. Nuk e fshehim këtë. Jam krenar dhe do të investoj më shumë kohë dhe përpjekje për të përmirësuar marrëdhënien tonë me lidershipin dhe popullin kinez,” – tha presidenti Vuçiç.
Duke folur më vonë në një konferencë shtypi, ambasadorja kineze në Beograd, Chen Bo tha se shpreson që vaksinat kineze të ndihmojnë Serbinë ta vërë pandeminë nën kontroll.
Deri tani, qeveria serbe ka blerë tre lloje vaksinash anti-COVID, atë nga “Pfizer”, rusen “Sputnik” dhe kinezen “Sinopharm”.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta