Bundesliga, Lewandowski thyen rekordin e Gerd Müller

17 Janar 2021 | 19:59

Futbollisti Robert Lewandowski shënoi një tjetër rekord duke vulosur edhe më tej emrin e tij në historinë e futbollit gjerman.

Në fitoren 2-1 që Bayern Munich arriti të dielën ndaj Frieburg, sulmuesi polak u bë i pari futbollist që shënon 21 gola në 16 ndeshje.

I shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga UEFA dhe FIFA, Lewandowski realizoi që në minutën e 7-të duke vijuar serinë prej gjashtë javësh radhazi me realizime golash – 9 gola në 6 ndeshje nga 12 dhjetori.

Me këtë realizim Lewandowski theu rekordin e të famshmit Gerd Müller, i cili në sezonin 1968-69 pati realizuar 20 gola në 16 ndeshjet e para të kampionatit.

Synimi i polakut mbetet i njëjti me atë të një sezoni më parë, thyerja e rekordit tjetër të Muller, atë të më shumë golave të realizuara në kampionatin gjerman – 40 gola.

Rekordi në fjalë ka rreth 50 vite që nuk thyhet. Sezonin që shkoi Lewandowski realizoi 55 gola në 47 ndeshje, por prej tyre vetëm 34 ishin në kampionat.

Me 21 realizime këtë sezon, ai synon ta diskutojë sërish këtë rekord.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026