Vetingu, shkarkohet nga detyra gjyqtari i GJKKO-së, Bib Ndreca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, Bib Ndreca.
Shkarkimi i gjyqtarit erdhi pasi KPK konstatoi probleme sa i takon pasurisë.
Shkarkimi i një anëtari të GJKKO-së vjen në një kohë kur kjo gjykatë ka vakanca sa i takon trupës se gjyqtarëve.
Ndërkohë, KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.
Në një lidhje të drejtpërdrejt, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi se edhe pse seanca dëgjimore për subjektin Bib Ndrecaj kishte përfunduar para një viti, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ju desh një kohë e gjatë të merrte vendimin e shkarkimit të gjyqtarit të posaçëm.
“KPK ka gjetur bilance negative sa i takon kriterit të pasurisë, ndërkohë që ka renditur si të pajustifikuar një makinë prej 12 mijë euro që zotëronte gjyqtari Bib Ndrecaj dhe që sipas deklarimit të tij i është bërë dhuratë nga vëllezërit,” – tha gazetari Ferhati teksa theksoi se KPK ka parë me dyshim dhe pasuritë e vëllezërve të Ndrecajt.
Ai sqaroi gjithashtu se gjyqtari pretendon të ketë dokumente që vërtetojnë të kundërtën e asaj që thotë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kërkuar kësisoj dhe rivlerësimin e tij.
Si të mos mjaftonin mungesat në organikën e gjyqtarëve për shkak të mos shfaqjes së interesit për të gjykuar korrupsionin dhe krimin e organizuar tashmë kjo gjykatë ngelet me gjysmën e organikës. Nga 16 gjyqtarë të posaçëm mbeten vetëm tetë duke mos formuar dot as tre trupa gjykimi.
Gjykata e Posaçme është ajo që shqyrton të gjithë dosjet e SPAK ndërkohë që për shkak të vakancave gjatë kësaj periudhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka deleguar gjyqtarë nga gjykatat e tjera për disa çështje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta