Frikë nga reshjet në fundjavë, kaskada e Drinit në monitorim
Dëbora dhe ngricat që ka pushtuar zonat malore pritet t’ia lënë vendin shiut. Instituti i Meteorologjisë parashikon reshje intensive, në datat 22 deri në 26 janar dhe për banorët e nën-Shkodrës rikthehet frika e përmbytjeve.
Reshjet pritet të shtojnë edhe prurjet e lumit Drinit, për pasojë të rrisin më tej nivelin e ujit në tre hidrocentralet, Fierzë, Koman dhe Vau Dejës. Për t’i paraprirë situatës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) njoftoi të dielën se ka marrë masa, duke rritur nivelin e shkarkimeve të kontrolluara në Vau Dejës nga 300 m3/s në 700 m3/s, me qëllimin krijimin e kuotave të lira në rezervën e liqenit. Megjithatë, sipas KESH-it, këto shkarkime nuk kanë ndikim në nivelin e përmbytjeve.
Në monitorimin e fundit, KESH bën të ditur se niveli i liqeneve është 4 deri në 6 metra nën pikën kritike, përkatësisht në 289 m Fierzë, 172 m në Koman dhe 72 m në Vaun e Dejës.
Sipas KESH, shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike, ndërkohë që aktualisht, prodhimi i energjisë në të tre HEC-et përmbush totalisht kërkesën për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas.
Kujtojmë se reshjet e javës së kaluar shkaktuan përmbytjen e mbi 8000 hektarëve tokë, kryesisht në Shkodër, Lezhë e Durrës.
Lexoni gjithashtu:
KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta