Moti i keq dhe moszbatimi i rregullave, shkak për aksidentet rrugore me viktima

19 Janar 2021 | 06:27

Fillimi i vitit 2021 ka shënuar një bilanc tragjik viktimash si pasojë e aksidenteve rrugore.

Vetëm në 3 javët e të janarit janë shënuar 9 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 12 persona.

Për situatën e aksidenteve në vend, eksperti rrugor zoti Islam Qibini u shpreh në Euronews Albania se drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe ecin me shpejtësi të lartë.

“Kemi rritje të djeshme kohët e fundit të aksidenteve automobilistike me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së fluksit në akset rrugore. Kemi rritje të shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve”, tha ai

“Kohët e fundit kemi pasur kushte atmosferike të këqija, reshje, dëborë dhe ngrica në akse të rrugës. Kjo ka bërë që shumë drejtues mjetet kanë humbur kontrollin e mjeteve”, shtoi ai më tej.

Zoti Qibini theksoi më tej se shumë drejtues mjetesh nuk ka aftësitë e duhura për të drejtuar makinat e tyre.

“Shumë drejtues mjetesh nuk kanë aftësitë e duhura personale, teknike në një situatë”, tha ai.

“Policia Rrugore duhet të përqendrojë masat administrative ndaj atyre lloj kundra-vajtjeve që janë burim aksidenti, jo ndaj kundra-vajtjeve që janë anësore”, u shpreh eksperti rrugor.

Sipas zotit Qibini, Policia Rrugore duhet të fokusohet tek shoferët që janë problematikë.

“Policia Rrugore duhet të fokusohet tek ata drejtues mjetesh që janë problematikë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026