Zgjedhjet në Kosovë, të mërkurën përfundon afati për verifikimin e kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zyrtarisht u është drejtuar gjashtë institucioneve për verifikimin e kandidatëve për deputetë.
Ato janë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ministria e Jashtme dhe ministria e Mbrojtjes.
“Që në afatin më të shkurtër por jo më vonë se 20 janar 2021, në orën 12:00, të na përgjigjen në kërkesat tona për verifikim”, u shpreh Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Bazuar në verifikimin e këtyre institucioneve, KQZ-ja ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa t’i dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë subjekt i vendimit për t’iu hequr e drejta për të qenë kandidat.
“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh ai më tej.
Sipas aktgjykimit të Kushtetueses me të cilin u rrëzua qeveria Hoti, një i dënuar me më shumë se 1 vit burg, nuk mund të garojë për deputet në afat prej tre vjetësh.
Një nga personat e dënuar e që garon, është edhe Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta