Kush e pason Erdogan? Gazetari zbulon kandidatin kryesor
Gazetari, Sokol Brahaj, komentoi në studion e Euronews Albania rolin e Turqisë në marrëveshjen e drithërave dhe pritshmëritë e takimit mes ministrave të jashtëm mes dy vendeve.
Sergei Lavrov dhe ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, do të diskutojnë në Moskë, arritjen e një marrëveshjeje të re për drithërat.
Gjatë analizës Brahaj u ndal dhe te roli që një personazh si Hakan Fidan ka në politikën e brendshme turke, të cilin e cilësoi si “kutinë e pandorës” të presidentitErdogan.
“Ka mbi 10 vite që është shefi i inteligjencës turke dhe ka shumë infomacione, me gjithë ato kriza që ka pësuar Turqia, qoftë puçi, qoftë rrëzimi i avionave turq apo mosmarrëveshja me Amerikën, problemet me Greqinë, me Sirinë, ndërhyrja në Liban, “koka kryesore” apo “kutia e pandorës” së Erdogan ka qënë Hakan Fidan dhe për këtë është një imazh i ri, por sa do t’ia arrisi në politikë mesa shohim këto tre muajt e parë, Hakan Fidan nuk është një diplomat, do t’a mësojë rrugës dhe për këtë arsye është shumë i rëndësishëm”, tha Brahaj.
Gjithahstu Brahaj tha Fidan është kandidati kryesor për një zëvendësim të mundshëm të Erdogan.
“Kemi pasur shumë pasues të Erdoganit në Turqi, por duhet thënë që Erdogan është një strateg shumë i zoti, 21 vite po i bën tashmë në qeveri dhe a do të jetë Hakan Fidan është shumë e vështirë për ta thënë pavarësisht se ka shumë drejtime të tjera. Karriera e tij në shumë vende të rëndësishme të shtetit turk tregon që ai mund të jetë por gjithësesi papritshmëria e Erdoganit nuk i dihet, por ai është kandidati më kryesor”, – tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta