Basha: Ekonomia në krizë, 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa

19 Janar 2021 | 12:20

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se ka zhytur Shqipërinë në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.

Basha e bëri deklaratën para gazetarëve disa çaste pas përfundimit të konferencës së kryeministrit Edi Rama për ekonominë, ku kreu i qeverisë mbrojti premtimin elektoral për vendet e punës si dhe masat, sipas tij, lehtësuese të qeverisë për biznesin në 7 vitet e fundit.

Megjithatë, para zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike kanë ndezur motorrët e fushatës dhe ekonomia është një nga çështjet më të nxehta të diskutimit.

Kryedemokrati Basha tha se është koha për ndryshim duke nënkuptuar se PD duhet të jetë triumfuesja e zgjedhjeve.

“Në tetë vite Edi Rama rriti taksat tre miliard euro më shumë. Janë 97% e shqiptarëve që paguajnë më shumë taksa ndërkohë që 40% e të ardhurave të biznesit shkon pikërisht për këto taksa të rritura,” – akuzoi Basha.

“Numri i shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon, ndërsa ndihma ekonomike që qeveria Rama ka ofruar është më e ulëta në botë,” – shtoi kryedemokrati.

Lulzim Basha tha në deklaratën e tij për mediat se Partia Demokratike do të ofrojë një plan konkret ekonomik dhe do të mundësojë një klimë pozitive për investimet e huaja.

 

Lexoni gjtihashtu: 

Kryeministri Rama mbron premtimin elektoral për 300 mijë vende pune

Basha kritika Ramës: Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026