Rrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë

19 Janar 2021 | 13:07

Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit.

Bazuar në këto të dhëna Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, paralajmëron bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Intensiteti i reshjeve pritet të jetë tejet i lartë në zona të caktuara, si qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar edhe qarqet e tjera.

Duke qenë se këto reshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumenjve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundshme në përmbytje, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor  intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore.

Në shkresën dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC-ja u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen.

Po ashtu Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026