COVID-19/ 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 2 510 testime nga të cilat 586 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë janë regjistruar 6 raste vdekjeje pacientësh të moshës 54-88 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërsa nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.
COVID-19 – Statistika (19 Janar 2021)
Testime totale 318,041
Raste pozitive 68,568
Raste të shëruara 41,464
Raste Aktive 25,817
Humbje jete 1287
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15014
Fier 1943
Durrës 1428
Shkodër 1343
Elbasan 1044
Vlorë 1036
Lezhë 965
Korçë 866
Berat 804
Dibër 495
Gjirokastër 495
Kukës 384
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta