Gruaja e parë si zv.presidente, Kamala Harris shënon historinë amerikane, figurë frymëzuese jo vetëm në SHBA
“Ne ia dolëm, ne ia dolëm Joe. Ti do të jesh presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte ky reagimi i zv/presidentes Kamala Harris pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Pikërisht gjatë garës së brendshme të demokratëve Kamala Harris tregoi që do të ishte kandidatja më e favorshme në krah të Joe Biden.
Kamala Harris është cilësuar për aftësitë e saj politike duke shërbyer si prokurore e lartë në Kaliforni dhe në Senat, ku ka qenë pjesëmarrëse në disa komitete specifike.
Aftësi, të cilat 56-vjeçarja i përdori gjatë fushatës presidenciale duke i dhënë më shumë forcë garës së Joe Biden.
“Joe do të jetë presidenti, i cili do të kthejë sfidat tona në qëllime. Joe do të na bashkojë për të ndërtuar një ekonomi e cila nuk lë askënd pas”, është shprehur ajo.
Ekipi i Joe Biden, po ashtu shpresoi se votuesit do ta shihnin Harris si një urë lidhëse mes demokratëve të qendrës dhe atyre të majtë.
“Ajo është ndoshta më larg nga e majta sesa Joe Biden. Harris është pjesë e partisë së re progresive. Unë do të preferoja nëse ajo do të kishte pasur pak më shumë kohë në Senat, të kishte më shumë rekorde votimi në mënyrë që të mund të dinim pak më shumë për të”, u shpreh një qytetar.
Edhe para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, Harris ka arritur shumë në karrierën e saj.
Ajo ka qenë Prokurorja e parë e Përgjithshme e Kalifornisë, e para indiano-amerikane e zgjedhur në senat dhe tanimë e para zv/presidente dhe me ngjyrë.
Kamala Harris nuk është një figurë frymëzuese vetëm në SHBA, ajo është krenare për origjinën e saj nga India.
Suksesi i saj është festuar edhe në fshatin e gjyshit, në Indi.
Mbi të gjitha, Kamala Harris shpreson se nuk do të jetë gruaja e fundit në poste kaq të larta drejtuese.
“Unë mund të jem gruaja e parë në këtë detyrë, por nuk do të jem e fundit”, ka theksuar ajo.
Lexoni gjithashtu:
Sfidat deri në marrjen e Shtëpisë së Bardhë, kush është Joe Biden, presidenti i 46-të i SHBA-ve
Lamtumira e Donald Trump: Jam krenar, bëmë atë për të cilën erdhëm dhe shumë më tepër
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin