Putin takon Erdogan: S’ka marrëveshje për grurin pa u përmbushur kërkesat e Moskës

4 Shtator 2023 | 16:50

Putini u takua më 4 shtator me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për bisedime kokë me kokë në Soçi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se vendi i tij është i “hapur” për ta kthyer marrëveshjen e rëndësishme për eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi, disa orë pasi Moska e sulmoi njërën prej porteve kryesore të drithërave të Ukrainës gjatë natës.

Shefi i qeverisë në Kremlin përsëriti kritikat ndaj Perëndimit lidhur me marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, të cilën Rusia refuzoi ta zgjaste në korrik.

“Perëndimi vazhdon të bllokojë eksportet e grurit dhe plehrave kimike nga Federata Ruse”, tha ai.

Marrëveshja e grurit, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë konsiderohej jetike për rrjetin global të furnizimit me ushqime, veçanërisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

“Ne do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë mundësinë e ringjalljes së marrëveshjes së grurit dhe i thashë Presidentit Erdogan se ne do ta bënim këtë menjëherë pas heqjes së kufizimeve ndaj eksportit të produkteve bujqësore ruse dhe zbatimit të marrëveshjeve të tjera mbi këto çështje”, tha Presidenti Putin.

Në nisje të takimit, Erdogan tha se do të bëjë “një njoftim shumë të rëndësishëm” për eksportet e drithërave ukrainase, pas bisedës me Putinin.

“Besoj se mesazhi që të japim gjatë konferencës për media do të jetë shumë i rëndëshëm për botën, veçmas për shtetet e pazhvilluara në Afrikë”, tha Erdogan në nisje të takimit me Putinin.

Erdogan është një prej liderëve të paktë të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s që ka mbajtur të hapur qasjen me Putinin.

Dy liderët kanë raporte të ngushta, por duket se marrëdhënia e tyre është forcuar që kur Rusia nisi “operacionin e posaçëm ushtarak” – pushtimin e paprovokuar të Ukrainës – shkurtin e vitit të kaluar.

Vendimi i Putinit për të ulur dhe vonuar pagesat e Turqisë për importet e gazit rus ka ndihmuar në lehtësimin e krizës ekonomike, që për pak ia humbi zgjedhjet presidenciale Erdoganit që u mbajtën në maj.

Ankaraja u kundërpërgjigj duke refuzuar që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës dhe Turqia është bërë një shtet kyç për qasjen e Rusisë në mallra dhe shërbime.

Por, Erdogani po ashtu ka irrituar Putinin pasi ka furnizuar Ukrainën me armë dhe ka mbështetur ambiciet e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026